Kupa e Mbretit/ 90 minuta nuk mjaftojnë për të pasur fitues, çerekfinalja mes Real dhe Atletico shkon në shtesë

Kupa e Mbretit/ 90 minuta nuk mjaftojnë për të pasur fitues, çerekfinalja mes Real dhe Atletico shkon në shtesë

22:57, 26/01/2023

Real Madrid dhe Atletico Madrid vazhdojnë ta luajnë çerekfinalen edhe pse 90 minutat janë mbyllur. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe tashmë do duhet të paktën shtesa prej 30 minutash për të vendosur fituesin.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e “Los Clochoneros”, falë golit të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 19’, pas një aksioni fantastik.

Për të parë golin e barazimit të Real Madrid, u desh të prisnim minutën e 79’, atëherë kur i riu Rodrygo tundi rrjetën e kundërshtarëve. Në minutat e mbetura nuk pati ndryshim të rezultatit, teksa tashmë do të shihet nëse sfida do të vendoset në kohën shtesë apo do të shkojë me penallti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco