Hajduti në Brazil vodhi një celular në plazh, por luftëtari i UFC-së e kap dhe ia dorëzon policisë

Hajduti në Brazil vodhi një celular në plazh, por luftëtari i UFC-së e kap dhe ia dorëzon policisë

19:58, 26/01/2023

Luftëtari i UFC-së, Felipe Colares, përndryshe mjeshtër i jiu-jitsu-së braziliane, kapi një hajdut në rrugët e Brazilit, pasi grabiti një vajzë në plazh dhe i vodhi celularin.

Siç ka thënë në një postim në rrjetin social Instagram, grabitësin e ka kapur duke përdorur “teknika speciale”, pasi është siguruar që nuk ka qenë i armatosur, e më pas ka pritur mbërritjen e policisë dhe e ka dorëzuar për këtë krim.

“Gjatë kthimit nga stërvitja kemi hasur në një sulm të dyshuar ndaj një gruaje në plazh. Miqtë e mi e kthyen makinën, pas së cilës panë grabitës”, ka nisur rrëfimin ky luftëtar dhe ka vazhduar:

“Duke parë se ai ishte i paarmatosur, ndërhymë dhe arritëm ta kapim duke përdorur teknikën Jiu-jitsu. Pasi kapëm kriminelin, ia kthyem celularin viktimës dhe sot kemi një grabitës më pak në rrugë”.

Siç ka shkruar ai, bashkëpunimi me policinë ka qenë i mrekullueshëm, e veçanërisht thekson se lëvizje të tilla nuk duhet të bëhen nga njerëz që “nuk janë gati”.

“Ishte fantastike bashkëpunimi me policinë, që lufton çdo ditë kundër këtyre banditëve.

Një nga të pranishmit e këshilloi këtë luftëtar të UFC-së që ta fuste banditin në një kanal në vend që të priste policinë, por në ai nuk e dëgjoi dhe ia dorëzoi policisë. Ky është një luftëtar që ka fituar dy nga pesë ndeshje në UFC.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco