De Bruyne më i paguari, por kush është lojtari me pagën më të vogël në Premier League?

De Bruyne më i paguari, por kush është lojtari me pagën më të vogël në Premier League?

09:12, 25/01/2023

Shpeshherë raportohet në media se cilët lojtarë e kanë pagën më të madhe në ligat të ndryshme, por edhe në nivel botëror, por rrallëherë mund të dëgjohet për atë që i ka të ardhurat më të vogla.

"Spotrac" ka arritur të gjejë lojtarin që e ka pagën më të ulët në Premier League, e që padyshim se është një befasi, kur krahasohet me vendet e fundit, duke mos krahasuar me liderët.

Kevin de Bruyne aktualisht cilësohet si lojtari më i paguar në Premier League nga ky ueb sajt, pasi belgu te Manchester City fiton mbi 450 mijë euro në javë (400,000 paundë).

Pas tij vijnë emra si Erling Haaland, David de Gea, Mohamed Salah e Jadon Sancho.

Por, sa i përket lojtarit me pagën më të ulët në elitën e futbollit anglez, është anëtari i Bournemouthit, që luan në huazim te Stoke City – Gavin Kilkenny që paguhet 870 euro në javë (769 paundë).

Para tij janë emra si Rayhann Tulloch, Bali Mumba dhe Jeremy Nakia, por që paga e tyre kalon mbi një mijë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco