'Kënaqësi të jem në ekipin ku u linda dhe u rrita'! Teuta zyrtarizon afrimin e ri

'Kënaqësi të jem në ekipin ku u linda dhe u rrita'! Teuta zyrtarizon afrimin e ri

19:02, 24/01/2023

Jurgen Goxha është lojtari më i ri i Teutës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi durrsak përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i uron mirëseardhjen mbrojtësit 30 vjeçar, i cili ka një karrierë mjaft të pasur sportive.

Goxha e ka nisur karrierën e tij në akademinë e Teutës, por nuk arriti asnjëherë të debutojë në ekipin e parë dhe padyshim ky transferim do të jetë një përmbushje e ëndrrës së fëmijërisë për të.

“Kënaqësi të jem në ekipin ku u rrita dhe u linda”, shkruan Goxha, që këtë herë ka impulse të reja për të dhënë maksimumin në fushën e lojës.

Goxha, në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Erzeni, Tirana, Bylis, Egnatia dhe Beslidhja në Shqipëri, ndërsa jashtë ka patur një aventurë në Azerbajxhan, ku ka luajtur për Gabalan dhe Sabail.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco