Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Bashkia Shkodër dhe FSHF nderojnë mjekun e njohur shkodran, Zyhdi Çoba në 80-vjetorin e tij të lindjes

Bashkia Shkodër dhe FSHF nderojnë mjekun e njohur shkodran, Zyhdi Çoba në 80-vjetorin e tij të lindjes

17:45, 24/01/2023

Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Futbollit  kanë nderuar sot mjekun e njohur sportiv Zyhdi Çoba me rastin e 80-vjetorit të tij të lindjes.

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia i dorëzoi titullin “Mirënjohje” mjekut të Vllaznisë, i cili ka një karrierë të gjatë duke i shërbyer për 65 vite futbollit dhe duke punuar me rreth 176 trajnerë të ndryshëm në klubin shkodran.

Ndërsa i dorëzoi titullin “Mirënjohje”, z.Spahia e falenderoi mjekun Çoba për kontributin e dhënë, si një frymëzim për brezin e ri.

Nga ana tjetër FSHF, i akordoi çmimin “Pllakatë” mjekut të njohur me motivacionin për kontributin e vlerësuar prej disa dekadash, në pozicionin e mjekut të Vllaznisë dhe në shumë nivele të ekipeve kombëtare të Shqipërisë.

Vetë Zyhdi Çoba u shpreh i emocionuar për këtë çmim dhe falënderoi Presidentin e FSHF-së, Armand Duka  dhe Kryetarin e Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, për mirënjohjen dhe vlerësimin e treguar ndaj tij.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco