Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Debutimi i Ronaldos me Al-Nassr shoqërohet me kritika: Lojtar i mbaruar, nuk është as për në Arabi

Debutimi i Ronaldos me Al-Nassr shoqërohet me kritika: Lojtar i mbaruar, nuk është as për në Arabi

11:23, 24/01/2023

Edhe tani që luan në Arabinë Saudite, nuk mungojnë kritikat në drejtim të Cristiano Ronaldos nga ana e mbështetësve të rivalëve të portugezit.

Kapiteni i Portugalisë, i cili sapo ka nisur eksperiencën e tij tek Al-Nassr në Arabinë Saudite, me të cilët ka firmosur një kontratë përrallore prej 200 milionë eurosh në sezon, debutoi më në fund në ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e klubit të ri, i cili fitoi minimalisht.

Skuadra e Rudi Garsias triumfoi 1-0 ndaj Etifaq, duke marrë komandën e klasifikimit.

Golin e fitores nuk e shënoi sigurisht njeriu i shumëpritur, ku portugezi u duk qartë që nuk ishte në formën e tij më të mirë.

Ai tentoi të merrte kopertinat me një roveshadë, por e cila u finalizua me goditjen e kundërshtarit dhe jo të topit.

Por cilat janë kritikat drejtuar ish-sulmuesit të Manchester United?

Qarkullojnë video të ndryshme në rrjet ku pesë herë fituesi i “Topit të Artë” shfaqet në pamundësi për të arritur që të driblojë një mbrojtës kundërshtar.

Komentet në “Twitter” kanë qenë të pamëshirshme dhe mes shumë prej tyre spikasin fraza të zakonshme: “Ronaldo nuk arrin që të driblojë në kampionatin saudit… lojtar i mbaruar, mezi arrin të lëvizë”.

Me pak fjalë, vlerësimet klasike negative, të cilave 37-vjeçari do të përpiqet që t’u japë përgjigje në fushë në ndeshjet e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco