Inzaghi: I kuqi i Skriniar na penalizoi, Napoli po luan një kampionat më vete

Inzaghi: I kuqi i Skriniar na penalizoi, Napoli po luan një kampionat më vete

11:17, 24/01/2023

 

Empoli përjetoi në “Giuseppe Meazza” një nga netët më magjike, duke mundur Interit me rezultatin minimal 1-0. Kjo humbje e largon edhe me shumë ekipin zikaltër nga gara për titullin kampion të Serie A. Në përfundimin e këtij takimi, ka folur tekniku i Interit, Simone Inzaghi.

“E dinim se do ishte një ndeshje e vështirë. Nuk ishte mbrëmja jonë më e mirë, por inferioriteti numerik na penalizoi qartë. Empoli po luante shumë, 11 kundër 11 mund të kishte ndryshuar diçka. Në pjesën e dytë kur dukej se filluam mirë, pësuam gol për shkak të bujarisë sonë.”

SKRINIAR – “Dy kartona të verdhë në minutën e 40’, nuk më kishte ndodhur kurrë në gjithë këto vite që kam qenë trajner. Skriniar e shoh gjithmonë të qetë, por e di që ka një ndalesë në lidhje me rinovimin e kontratës së tij. Klubi po punon me të dhe me lojtarët e tjerë të cilëve u skadon kontrata shpejt.

Ne e mbyllim fazën e parë të kampionatit me 37 pikë dhe me disa keqardhje. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje, ka shumë skuadra vetëm në disa pikë. Napoli ka një kampionat më vete, ne duhet të luftojmë me tjerët.” – u shpreh Simone Inzaghi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco