Inter-Empoli 0-1/ Si u vlerësuan Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami në surprizën e ‘San Siro’-s

Inter-Empoli 0-1/ Si u vlerësuan Kristjan Asllani dhe Nedim Bajrami në surprizën e ‘San Siro’-s

10:09, 24/01/2023

Mbrëmja e djeshme në Serinë A italiane rezervoi një rezultat surprizë, teksa Empoli mposhti Interin me rezultatin 0-1 në duelin e zhvilluar në “San Siro”.

Një derbi shqiptarësh në fushë ai mes Bajramit dhe Asllanit, teksa ishte Nedimi ai që triumfoi.

Mesfushori i Empolit u bë protagonist me asist në këtë duel, ndërkohë që qëndroi në fushë 74 minuta.

Vlen të theksohet fakti se Bajrami realizoi 28 pasime të sakta nga 34 në total, teksa u vlerësua nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score” me notën 6.9.

Image

Ndeshje tejet pozitive edhe për Kristjan Asllanin. Talenti shqiptar i Interit, u hodh në fushë në minutën e 71-të, duke zëvendësuar Barelën.

Edhe pse vetëm 24 minuta në fushën e lojës (19 koha e rregullt + 5 shtesë), Asllani regjistroi 14 pasime të sakta nga 16 në total, si dhe fitoi 3 nga 4 duele.

Mesfushori e preku 23 herë topin, gjithsesi të gjitha këto statistika nuk mjaftuan që Interi të dilte nga fusha e lojës qoftë edhe me një pikë.

Në fund Asllani u vlerësua me notën 7 nga “Sofa Score”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco