Lajmi i fundit

VIDEO/ Veliajn e presin me protesta në SPAK: O hajdut, o hajdut!

Dëmtimi i Van Dijk, Liverpool rikthen mbrojtësin nga huazimi

Dëmtimi i Van Dijk, Liverpool rikthen mbrojtësin nga huazimi

09:45, 24/01/2023

Dëmtimi i Virgil Van Dijk është padyshim një lajm i keq për Jurgen Klopp, që sheh Liverpoolin e tij këtë sezon, shumë larg formës më të mirë dhe për më tepër, tani duhet të bëjë llogaritë me mungesën e titullarit të mbrojtjes.

Parashikimet paraprake janë që Van Dijk të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën një muaj dhe kjo ka detyruar drejtuesit e “the reds” të ndërhyjnë për të kthyer në bazë të riun e talentuar Rhys Williams. 

Mbrojtësi 22-vjeçar ishte në huazim te Blackpool, ku ka luajtur si titullar për 17 ndeshje, por tani do të rikthehet në “Anfield Road”, për të plotësuar numrin e mbrojtësve, në pritje që Virgil Van Dijk. 

Rhys Williams është rritur në akademinë e Liverpoolit dhe në sezonin 2020-2021, kur Van Dijk qëndroi për shumë muaj i dëmtuar, zbriti në fushë plot 19 herë me fanellën e “the reds”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco