Watford gjen zëvendësuesin e Manajt, vjen një sulmues nga Benfica

Watford gjen zëvendësuesin e Manajt, vjen një sulmues nga Benfica

09:16, 24/01/2023

Watford godet në merkato. Klubi anglez i Championship ia ka dalë të marrë nga Benfica sulmuesin e talentuar portugez, Henrique Araujo.

Ky i fundit është vetëm 22-vjeç dhe shumë premtues, teksa te Watford vjen me formulën e huazimit të thjeshtë.

Me Araujon, Watford kompleton sulmin, që kishte mungesë pas dëmtimit të Rey Manajt.

Sulmuesi shqiptar iu bashkua klubit anglez verën e kaluar, por ka luajtur vetëm 6 ndeshje, pasi një dëmtim e kanë lënë jashtë fushave për shumë javë.

Vlen të theksohet se Watford mban vendin e tretë në Championship dhe synon rikthimin në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco