Kane rikthen Tottenhamin te fitorja, zona Champions gjithnjë e më afër

Kane rikthen Tottenhamin te fitorja, zona Champions gjithnjë e më afër

23:27, 23/01/2023

Tottenhami rikthehet te fitorja në Premier League pas dy humbjeve radhazi. Skuadra e Antonio Contes triumfoi 0-1 përballë Fulhamit. Goli i fitores u realizua nga Harry Kane në minutat shtesë të pjesës së parë.

 

Kapiteni mori një top nga Son Heung-Min, u rrotullua dhe gjeti cepin e portës kundërshtare falë një gjuajtjeje të bukur dhe tepër të saktë. Ky ishte goli i 16-të sezonal në kampionat për sulmuesin anglez.

 

Spurs e menaxhuan avantazhin dhe në fund iu gëzuan fitores së rëndësishme për objektivin Champions League. Tottenhami u ngjit në kuotën e 36 pikëve, tri më pak se United e Newcastle, që kanë luajtur nga një ndeshje më pak se londinezët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco