Empoli surprizon Interin, derbin kuqezi e fiton Bajrami

Empoli surprizon Interin, derbin kuqezi e fiton Bajrami

22:53, 23/01/2023

 

Empoli dhuron surprizën e javës në Serie A, pasi fiton 1-0 në “San Siro” përballë Interit. Një gol I Baldanzit në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj sfide. Derbin shqiptar në Milano e fiton Nedim Bajrami, që lë në hije Kristjan Asllanin.

Empoli nis më mirë sfidën dhe rrezikon portën e Interit me Caputon. Zikaltërit rrisin lojën gradualisht dhe krijojnë raste shënimi me Dimarco, Bastonin dhe Lautaron, por nuk arrijnë të zhbllokojnë sfidën. Në minutat e fundit të pjesës së parë Skriniar merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë vendasit me 10 lojtarë për pjesën e mbetur të lojës. Mbyllen në barazim pa gola 45 minutat e para të takimit.

Empoli mundohet të shfrytëzojë superioritetin numerik dhe I afrohet golit të avantazhit me Bajramin, por Onana i mohon golin mesfushorit kuqezi. Pak minuta më vonë është Baldanzi që kalon në avantazh miqtë.

Reagimi I Interit është I vakët, Inzaghi hedh në fushë edhe Asllanin në minutën e 71-të. Zikaltërit I afrohen golit të barazimit me De Vrij, por gjuajtja e tij përfundon në transfertë.

Pavarësisht përpjekjeve Interi nuk arrin që të evitojë humbjen, ndërsa Empoli largohet me tre pikë të arta nga Milano.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco