'Shpresoj që të më mbani mend si Skuka i Partizanit', sulmuesi me fjalë zemre pas largimit nga 'demat'

'Shpresoj që të më mbani mend si Skuka i Partizanit', sulmuesi me fjalë zemre pas largimit nga 'demat'

22:16, 23/01/2023

Sulmuesi i talentuar dibran Xhuljano Skuka, bëri një hap të madh në karrierën e tij futbollistike, duke u transferuar te skuadra franceze e Metz.

Klubi i Partizanit, ia doli ta shesë Skukën, për një shifër rekord që i kalon 1.4 milionë euro.  

Në edicionin e parë, futbollisti do ketë një pagë prej 330 mijë euro, ndërsa të fundit diku te 420 mijë euro. Partizani ruan të drejtën edhe të 20% të kartonit të lojtarit në transferimin e ardhshëm, ndërkohë që është përkujdesur që edhe kontrata e lojtarit të jetë në kushtet më optimale të mundshëm.

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Instagram” , Skuka i emocionuar, nuk i ka kursyer fjalët e zemrës, për klubin e kuq si dhe për tifozët.

Mire se erdhe ne familjen e kuqe .
Fjala e pare qe me thane diten e pare timen ne kete familje tek e cila me ngriti moralin , emrin dhe mua vet si lojtar . Sa shume emocione te kaluara se bashku, ku vlen te mbaj mend vetem momentet me te mira . Ato momente qe i perjetova me ekipin dhe tifozerine me te bukur .
Ne kete post falenderimi dhe mbyllje etapes time si lojtar i Partizanit kerkoj te falenderoj te gjithe stafin drejtues , presidentin Gaz Demi , Olsi Rama ,Elton Marinin , gjithe cunat e ekipit dhe partnerin tone kryesore qe ishte aty me ne cdo here “UG” . Ashtu sic me dhate fat qe ne debutimin tim te pare , shpresoj qe te me mbani mend si SKUKA i Partizanit . Ju jam perules gjithmone , shpresoj te shihemi perseri!
PMTP

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco