Transferimi më i shtrenjtë nga kampionati shqiptar, ja sa do të jetë paga e Xhuliano Skukës te Metz

Transferimi më i shtrenjtë nga kampionati shqiptar, ja sa do të jetë paga e Xhuliano Skukës te Metz

21:35, 23/01/2023

Partizani ka përfunduar një nga operacionet më të rëndësishme të viteve të fundit, sa i takon merkatos në dalje.

Klubi ia ka dalë të shesë te Metz (Francë) me sukses sulmuesin Xhuliano Skuka, me këtë të fundit që ka firmosur një kontratë e cila pritet të zgjasë 3 vite e gjysmë.

Partizani do të përfitojë plot 1.4 milionë euro, duke arritur një transferim rekord! 

Paga e lojtarit do të ketë një progres në rritje: sezonin e parë do të përfitojë 330 mijë euro, në vitin e fundit 420 mijë euro.

Përveç rrogës, për Skukën do të ketë shumë bonuse si për aktivizimin, golat e shënuar dhe një bonus special nëse Metz ngjitet në Ligue 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco