Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

VIDEO/ Ronaldo ‘trullos’ kundërshtarin në ndeshjen debutuese me Al Nassr

VIDEO/ Ronaldo ‘trullos’ kundërshtarin në ndeshjen debutuese me Al Nassr

22:12, 22/01/2023

Cristiano Ronaldo debutoi zyrtarisht tek Al Nassr në Superligën e Arabisë, teksa ekipi i tij u përball me Al Etifaq në kuadër të javës së 14-të, duke triumfuar me rezultatin minimal 1-0.

Edhe pse nuk ishte protagonist te goli i shënuar, 37-vjeçari tregoi nivelin e tij të lartë me një driblim të vetëm.

Teksa ishte në zonën kundërshtare dhe kishte një lojtar përballë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” ia doli ta shmangte për mrekulli.

Duke menduar se Ronaldo do të pasonte, lojtari kundërshtar u rrëzua, por portugezi i kaloi nga krahu i majtë, me goditjen e tij që u bllokua nga portieri.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco