Lajmi i fundit

SPECIALE/ 7 orët e Erion Veliajt në SPAK

Partizani zyrtarizon largimin e Bitrit: Suksese në aventurën e re!

Partizani zyrtarizon largimin e Bitrit: Suksese në aventurën e re!

16:05, 22/01/2023

Klubi i Partizanit ka bërë zyrtare tashmë lamtumirën e mbrojtësit Eneo Bitri.

Futbollisti do të transferohet te Banik Ostrava dhe të kuqtë nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale kanë falënderuar mbrojtësin për aventurën e tij të dytë në radhët e të kuqve.

Bitri ka udhëtuar sot drejt Republikës Çeke për të kryer vizitat mjekësore dhe firmosur me klubin e ri

“FK Partizani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Eneo Bitri në klubin çek FC Banik Ostrava. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanellën e kuqe duke u graduar me meritë edhe kapiteni ynë.

Shumë suksese në aventurën tënde të re Eneo Bitri. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”, shkruan klubi i kuq në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco