Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

Gruaja i del në mbrojtje Dani Alves: Femrat e joshin para syve të mi, e di shumë mirë kush është burri im

Gruaja i del në mbrojtje Dani Alves: Femrat e joshin para syve të mi, e di shumë mirë kush është burri im

15:53, 22/01/2023

Gruaja e Dani Alves, Joana Sanz, ka dalë në mbështetje të bashkëshortit të saj pasi braziliani u arrestua për sulm seksual të dyshuar ndaj një vajze në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.

Pas dy ditësh shumë të vështira për familjen Alves, bashkëshortja e futbollistit bëri një deklaratë në mbështetje të tij, duke i thënë se e njeh burrin e saj dhe se ai i trajtonte të gjithë gjithmonë me respekt.

"Unë e di kush është burri im. E di që ai i trajton të gjithë me respekt, madje edhe kur më takoi nuk më tregoi mungesë respekti. Shumë herë kam parë gra që i afrohen në zona VIP dhe përpiqen ta joshin para meje”, tha Joana dhe shtoi:

"Nëna ime vdiq shtatë ditë më parë, kështu që humba dy shtyllat e vetme të jetës sime. Kini pak ndjeshmëri, në vend që të kërkoni lajme në dhimbjen e të tjerëve. Faleminderit."

Alves do të kalojë disa kohë në burg pasi gjyqtari vendosi që ai nuk do të lejohet të paguajë me kusht dënimin.

Braziliani mohoi të gjitha akuzat, ndërsa vajza rrëfen se ai e ka detyruar “që t’i ulet në prehër, më pas e ka përplasur në tokë, e ka goditur me shuplakë, e ka ngritur dhe ka kryer me të marrëdhënie seksuale”.

Atë mbrëmje, vajza ka përfunduar në spital, ku i janë bërë edhe ekzaminimet përkatëse për të gjetur mbetje biologjike.

Ekipi ligjor i futbollistit brazilian pretendon se Alves ka qenë në atë lokal nate për një kohë të shkurtër dhe se ai nuk ka asnjë lidhje me këtë incident.

Gjatë karrierës së tij, Alves ka luajtur për Sevilla, Barcelona, ​​Juventus, PSG dhe Sao Paolo dhe është lojtari me më shumë trofe në historinë e futbollit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco