Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët protestë para Bashkisë së Tiranës

FOTO-VIDEO/ 'Guximi juaj është forca jonë', Sampdoria nderon Gianluca Vialli-n

FOTO-VIDEO/ 'Guximi juaj është forca jonë', Sampdoria nderon Gianluca Vialli-n

15:40, 22/01/2023

Legjenda e Italisë Pagliuca shpërtheu në lot ndërsa Sampdoria nderoi të ndjerin Gianluca Vialli.

Image

Vialli ndërroi jetë në fillim të këtij muaji në moshën 58-vjeçare pas një beteje me kancerin.

Ish-sulmuesi ka shijuar një karrierë të shkëlqyer me Sampdoria, Juventus dhe  Chelsea  dhe ka zhvilluar 59 paraqitje për Italinë .

Përpara ndeshjes të së dielës në Serie A me Udinesen, e cila përfundoi 0-1 në favor të miqve, ish-shokët e skuadrës te Sampdoria i bënë homazhe legjendës së klubit.

Image

Banderola të shumta mund të shiheshin në një nga tribunat në shtëpinë e Sampdoria, Luigi Ferraris.

Një Vialli i veshur me blu, të kuqe, të bardhë dhe të zezë u pa në një banderolë gjigante, ndërsa në një mesazh thuhej: "Guximi juaj është forca jonë".

Image

Roberto Mancini nuk mundi të ishte i pranishëm, por u pa në FaceTime me Lombardon.

Vialli ishte në stafin e Mancinit kur Italia mundi Anglinë në finalen e Euro 2020 .

ImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco