Cristiano i përfshirë, Juventus rrezikon tjetër dënim për shkak të një 'manovre'

Cristiano i përfshirë, Juventus rrezikon tjetër dënim për shkak të një 'manovre'

11:36, 22/01/2023

Jemi vetëm në fillim. Pas 15 pikëve të hequra për çështjen e plusvalencave, Juventus rrezikon ndëshkime të tjera, përveç dënimeve të drejtuesve dhe ish-drejtuesve të klubit.

Ndërkohë që në Torino po përgatiten për apelimin, mediat sportive italiane japin alarmin edhe për parregullsi me pagat në klubin bardhezi. Në ditët e ardhshme, pritet që Gjykata të shprehet edhe për këtë çështje.

Hetimi nisi pikërisht për periudhën e pandemisë, kur klubi i Juventusit njoftoi se futbollistët kanë hequr dorë nga 4 paga mujore, si shenjë solidarizimi me situatën e vështirë, por në të vërtetë rezultoi se gjithçka ishte një mashtrim.

Kjo pasi mesazhet mes futbollistëve kanë nxjerrë në pah faktin se këta të fundit nuk kanë hequr dorë nga rreth 90 milionë euro paga. Për të kuptuar se sa rrezikon Juventusi, mjafton të kujtojmë “letrën Ronaldo” dhe marrëveshjen që parashikonte pagesën e 19,5 milionë eurove kundrejt portugezit nëse do të ndryshonte ekip. Flitet se janë 17 futbollistë që kanë pranuar marrëveshje të tilla dhe ata, së bashku me agjentët e tyre, rrezikojnë një muaj pezullim. (A2CNN)

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco