Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Pse po e fal SPAK Veliajn?

Pjesë e formacionit më të mirë të 1/8-ave, dyshja e Kombëtares dominon Kupën e Italisë

Pjesë e formacionit më të mirë të 1/8-ave, dyshja e Kombëtares dominon Kupën e Italisë

23:18, 21/01/2023

Faza e 1/8-ave e Kupës së Italisë e ka ulur siparin, duke dhuruar jo pak surpriza. Eliminimi i Milanit nga Torino dhe i Napolit nga Kremoneze ishin pa dyshim habitë më të mëdha të këtij raundi, ndërkohë që as Interi nuk e pati të lehtë dhe iu desh koha shtesë për të mposhtur Parmën e Serisë B, me Juventusin që iu fal një goli të Kiezës për të kaluar Monzën, që po shndërrohej në pengesë.

Por pavarësisht skuadrave, kjo fazë shërbeu më së shumti për t’u siguruar minuta në dispozicion të gjithë lojtarëve që nuk kishin gjetur hapësira deri në këtë pikë të sezonit dhe i tillë ishte edhe rasti i lojtarëve shqiptarë.

Kristjan Asllani, Elseid Hysaj e Berat Gjimshiti kanë qëndruar në fushë për 90 minuta (120 minuta për mesfushorin e Interit), duke qenë ndër më të mirët në fushë për skuadrat respektive, me dy të parët që kanë shkuar edhe më tej duke qenë dy prej më të mirëve të të gjithë fazës.

Faqja e statistikave “Sofa Score” ka publikuar 11 lojtarët më të mirë të këtij raundi të Kupës së Italisë, bazuar në performancën dhe numrat e secilit.

Në rreshtimin 3-1-4-2 të zgjedhur nga faqja është Asllani i vlerësuar me notën 8, mesfushori më i mirë para mbrojtjes, me Hysajn që është vlerësuar me 7.7 në krahun e majtë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco