Lajmi i fundit

SYRI I BOTËS/ Me moderatore Dori Daka

Sfida mbyllet me 8 gola, Koln 'shkatërron' Werder Bremen

Sfida mbyllet me 8 gola, Koln 'shkatërron' Werder Bremen

20:27, 21/01/2023

Koln e ka nisur me spektakël vitin 2023, ndërsa ka triumfuar me rezultatin 7-1 ndaj Werder Bremen, në sfidën e raundit të 16-ë të Bundesliga.

Vetëm në pjesën e parë vendasit shënuan plot 5 herë, duke i shtangur kundërshtarët.

Seria e golave nisi me Maina në minutën e 9’, Tigges realizoi dygolësh në minutën e 16’ dhe të 21, më pas në minutën e 31’ Skhiri shënoi golin e katërt, ndërsa Huseinbasic realizoi golin e pestë në minutën e 36’.

Miqtë tentuan të reagojnë, por e gjetën vetëm një herë rrugën drejt rrjetës, në minutën e 38’ me Fullkrug.

Ndërsa në fraksionin e dytë Koln e thelloi me tej rezultatin, Skhiri realizoi golin e dytë persona dhe të gjashtin për skuadrën e tij në minutën e 54’.

Rezultati i këtij takimi u vulos në minutën e 77’ pas autogolit të Friedl, pas të cilit takimi shkoi në 7-1.

Pas kësaj jave Koln u ngjit në vend të 10-të me 20 pikë, teksa Werder Bremen qëndron në vend të 9 me 21 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco