Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Triumfon ndaj Salernitanës, Napoli 'i paprekshëm' në krye të Seria A

Triumfon ndaj Salernitanës, Napoli 'i paprekshëm' në krye të Seria A

20:12, 21/01/2023

 

Napoli vijon ecurinë pozitive dhe kryeson e “pacënuar” Seria A.

Skuadra e Spallettit e mbylli me fitoren 0-2 javën e 19-të të kampionatit, në transfertën ndaj Salernitanës, të cilën e dominoi të gjithën.

Ndeshja vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 45+3’, kur Di Lorenzo i dhuroi avantazhin ekipit të tij.

Vetëm 3 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë, pra në minutën e 48’, Osimhen shënoi golin e dytë për Napolin, duke vulosur edhe rezultatin e kësaj sfide.

Pas javës së 19-të Napoli vijon të kryesojë me 50 pikë, 12 më shumë se Milan i vendit të dytë, por me këta të fundit që ende se kanë luajtur takimin e këtij raundi.

Ndërkohë Salernitana qëndron në vend të 16-të me 18 pikë të grumbulluara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco