Lajmi i fundit

FOTO - Të mbytur në Drin/ Nëna me tre fëmijët e zhdukur në Shkodër - Shoqërohet bashkëshorti

Premier League/ West Ham feston pas shtatë javësh, Leicester dhe Brighton ndahen në 'paqe'

Premier League/ West Ham feston pas shtatë javësh, Leicester dhe Brighton ndahen në 'paqe'

18:53, 21/01/2023

West Ham u rikthye te fitorja në Premier League pas shtatë javësh, barazim spektakolar në Leicester City-Brighton, ndërkohë që vazhdon forma e mirë e Aston Villa.

Skuadra e David Moyes triumfoi 2-0 përballë Evertonit falë dygolëshit të Jarrod Bowen në pjesën e parë. Fitore që qetëson trajneri skocez, ndërkohë që West Ham i është larguar për momentin zonës së ftohtë.

Leicester City dhe Brighton ndanë nga një pikë pas barazimit 2-2 në “King Power”, sfidë e mbushur me emocione dhe gola të bukur. Japonezi Kaoru Mitomo kaloi miqtë në avantazh me një gol fantastik.

“Dhelprat” përmbysën rezultatin me golat e Marc Albrighton dhe Harvey Barnes, por Evan Ferguson evitoi humbjen e skuadrës së De Zerbit dy minuta përpara fundit.

Aston Villa iu fal golit të Ollie Watkins  për të siguruar pikët maksimale në transfertën ndaj Southampton, takim që u ndërpre për disa minuta në fundin e pjesës së parë si pasojë e një droni që fluturoi mbi stadium.

Skuadra e Unai Emery ndodhet në formë shumë të mirë: në katër ndeshjet e fundit në kampionatin anglez ka grumbulluar 10 pikë. Dueli Bournemouth-Nottingham Forest përfundoi në barazim 1-1 (Anthony/Surridge).

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco