Verona mposht Leccen dhe fillon të besojë te mbijetesa

Verona mposht Leccen dhe fillon të besojë te mbijetesa

17:11, 21/01/2023

 

Verona merr një fitore të rëndësishme në kampionat (të dytën në tre javët e fundit) dhe fillon të besojë te mbijetesa në Serie A.

Vendasit mposhtin 2-0 Leccen në “Bentegodi” dhe ngjiten në kuotën e 12 pikëve në tabelën e klasifikimit (vazhdojnë të jenë të tretët nga fundit) dhe aktualisht janë 4 pikë larg shpëtimit.

Verona shënon nga një gol për çdo pjesë për të marrë një trepikësh të artë. Sfida zhbllokohet nga Depaoli, ndërsa Lazovic vulos suksesin në pjesën e dytë. Ndalet pas 6 rezultateve pozitive në kampionat Lecce, që mbetet në kuotën e 20 pikëve në renditje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco