U refuzuan nga Mourinho dhe Ancelotti, por brazilianët gjetën një emër të madh për stolin

U refuzuan nga Mourinho dhe Ancelotti, por brazilianët gjetën një emër të madh për stolin

15:50, 21/01/2023

Mediat braziliane raportojnë se eksperti spanjoll Luis Enrique do të marrë drejtimin e skuadrës braziliane të futbollit, pasi Carlo Ancelotti dhe Jose Mourinho e refuzuan këtë pozicion më herët.

Thuhet se Federata e Futbollit të Brazilit ka pranuar të bashkëpunojë me Enriquen deri në vitin 2026, dhe se ai vetë është entuziast për idenë e drejtimit të futbollistëve brazilianë dhe se është shumë i motivuar për të punuar në këtë pozicion.

Më herët, brazilianët tentuan të sillnin në këtë pozicion Jose Mourinhon, por ai ashtu si përzgjedhja e Portugalisë i refuzoi për shkak të projektit që nisi te Roma. Ata morën një refuzim edhe nga trajneri aktual i Real Madridit – Carlo Ancelotti, kështu që në fund zgjedhja ra mbi Enrique.

Ai do të marrë vendin e Tites, trajnerit që drejtoi kombëtaren braziliane në gjithsej 81 ndeshje dhe me këtë ekip fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2019.

Angazhimi i fundit i Lusi Enriques ishte në pankinën e kombëtares spanjolle, por ai u largua nga ky pozicion pas Botërorit të Katarit, ku humbën ndaj Marokut në 1/16 dhe u eliminuan nga turneu.

Luis Enrique e filloi karrierën e tij si trajner në Romë ku punoi në sezonin 2011/2012 dhe më pas drejtoi Celta Vigo. Në sezonin 2014/2015 ai mori përsipër Barcelonën dhe ishte në pankinën e kësaj skuadre deri në vitin 2017, pas së cilës në dy raste drejtoi kombëtaren spanjolle.

Sa i përket karrierës së tij si lojtar, ai luajti për Sporting Gijon, Real Madrid dhe Barcelonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco