Lajmi i fundit

Zhdukja e nënës me tre fëmijët/ Arrestohet burri për dhunë ndaj gruas, shkaktoi vetëvr**jen e vajzës 9-vjeçare

Pritet duel spektakolar në 'Anfield'/ Liverpool-Chelsea, ja si rreshtohen skuadrat

Pritet duel spektakolar në 'Anfield'/ Liverpool-Chelsea, ja si rreshtohen skuadrat

12:55, 21/01/2023

Këtë të shtunë, Liverpool pret Chelsea- , në Anfield, në ndeshjen hapëse të javës së 21-të të kampionatit anglez.

Fituesit e takimit të fundit kundër Crystal Palace (0-1), pas tre humbjeve radhazi në të gjitha garat, blutë do të përpiqen të përsërisin ecurinë e tyre pas një fillimi katastrofik të sezonit në skenën kombëtare (10, 28 pikë). Përballë, të kuqtë (9, 28 pikë), gjithashtu shumë larg standardit të tyre, duhet të imponohen në mënyrë imperative për të mos u larguar nga vendet që të çojnë në Europë.

Për këtë supersfidë në Premier League, Graham Potter ka vendosur të zgjedhë një skemë taktike të organizuar në 4-2-3-1. I transferuar së fundmi, Benoit Badiashile shoqëron Thiago Silva-n në qendër të mbrojtjes. Në sulm, Hakim Ziyech, Mason Mount, Lewis Hall dhe Kai Havertz, do të kenë detyrën e vështirë për t'ia vështirësuar jetën mbrojtjes së Liverpool-it. Transferimi i fundit Mykhaylo Mudryk e nis ndeshjen nga pankina. Tek vendasit, Jurgen Klopp ka rinovuar 4-3-3 e tij tradicional me një vijë sulmuese të përbërë nga Mohamed Salah, Harvey Elliott dhe Cody Gakpo. Finalisti i Kupës së Botës, Ibrahima Konate, është logjikisht në qendër të mbrojtjes, ndërsa Naby Keita, Thiago Alcantara dhe Stefan Bajcetic janë rreshtuar në mesfushë.

Formacionet zyrtare:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco