Alarmi i kuq ra te Juventus pas dënimit të rëndë, lojtarët kërkuan një takim urgjent me drejtuesit

Alarmi i kuq ra te Juventus pas dënimit të rëndë, lojtarët kërkuan një takim urgjent me drejtuesit

10:56, 21/01/2023

Lojtarët e Juventusit janë ndaluar të flasin pasi Federata Italiane e Futbollit vendosi të ndëshkojë në mënyrë të ashpër klubin torinez duke i hequr 15 pikë.

Kështu, mediat italiane raportojnë se Leonardo Bonucci dhe Danilo kërkuan një takim urgjent me klubin mëngjesin e sotëm, në mënyrë që të mësojnë drejtpërdrejt se çfarë po ndodh me Juventusin dhe çfarë pritet në të ardhmen.

Zonja e Vjetër “pompoi” transfertat për gati një dekadë dhe duke përdorur truket fitoi avantazh ndaj klubeve të tjera në Itali.

Si rezultat, bardhezinjtë mbetën pa drejtuesit kryesor dhe tashmë drejtuesi i ri duhet të stabilizojë klubin.

Image

Mirëpo, për shkak të problemeve që tronditën Torinon, pyetja është se sa futbollistë do të mbeten dhe më i përfoluri është largimi i sulmuesit serb dhe lojtarit më të shtrenjtë të Juventusit, Dushan Vlahovic.

Vlahovic erdhi për 80 milionë euro për të luajtur në Ligën e Kampionëve, ndaj meqë flitet për interesim nga Anglia, nuk do të jetë befasi nëse serbi do të kërkojë kalimin në Premier League.

Vlahovic nuk është i vetmi i pakënaqur me gjendjen e Juventusit dhe pas takimit të krizës mes lojtarëve, trajnerit dhe drejtuesve të rinj do të dihet më shumë dhe cili është plani.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco