Alarmi nga moti i keq, merret vendimi për ndeshjen Napoli-Cremonese

Alarmi nga moti i keq, merret vendimi për ndeshjen Napoli-Cremonese

18:40, 17/01/2023

Në Napoli është ngritur alarmi nga moti i keq, aq sa shkollat dhe parqet janë mbyllur.

Në pikëpyetje ishte edhe ndeshja për Kupën e Italisë mes Napolit dhe Cremoneses, e planifikuar për t’u luajtur sonte në orën 21:00, në stadiumin “Maradona”.

Megjithatë pas një mbledhje të zhvilluar në orën 17:30-18:00 është vendosur që takimi të luhet rregullisht dhe të mos shtyhet për një ditë tjetër, siç po diskutohej gjatë pasdites.

Në mbledhjen që u vendos që ky takim të luhet sot, morën pjesë zjarrfikës, zyrtarë të prefekturës dhe delegatë të federatës italiane, në prani të drejtuesve të Napolit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco