Katër lojtarë të Realit me ‘valixhet’ gati, do të largohen nga klubi madrilen në merkaton e janarit

Katër lojtarë të Realit me ‘valixhet’ gati, do të largohen nga klubi madrilen në merkaton e janarit

11:13, 17/01/2023

Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, ka përjashtuar katër lojtarë pasi klubi madrilen humbi 3-1 ndaj Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, raporton Marca.

Katër futbollistët përfshijnë portierin Jesus Vallejo (26), mbrojtësin e djathtë Alvaro Odriozola (27), sulmuesin Eden Hazard (32) dhe sulmuesin Mariano Diaz (29).

Eksperti italian pothuajse nuk i ka përdorur katër lojtarët e lartpërmendur në ndeshje të rëndësishme, ndaj Reali do të tentojë t'i largojë në këtë merkato.

Vallejo luajti 56 minuta këtë sezon, ndërsa Odriozola luajti 5 minuta më pak pasi u kthye nga huazimi te Fiorentina.

Sulmuesi belg Hazard ka luajtur 621 minuta këtë sezon dhe është larg formës fizike, ndërsa Diaz ka luajtur vetëm 25 minuta këtë sezon nën drejtimin e Ancelottit.

Edhe pse ka kohë që nuk ka vend për të te Real, klubi nuk po arrin ta shesë.

Kujtojmë që pas disfatës me Barcelonën, ​​mediat spanjolle kanë shkruar për atmosferën e trazuar në dhomat e zhveshjes së kampionëve të Evropës, dhe ata do të kenë shansin të korrigjohen tashmë të enjten kur të luajnë kundër Villarrealit në Kupën e Spanjës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco