Arsenali dhe Shakhtari afër marrëveshjes për Mudryk

Arsenali dhe Shakhtari afër marrëveshjes për Mudryk

15:36, 10/01/2023

Arsenali raportohet se është një marrëveshjeje me Shakhtar Donetsk për transferimin e Mykhaylo Mudryk.

Klubi londinez thuhet se është ende në negociata me homologët e tyre ukrainas, por të dyja palët duket se janë shumë afër marrëveshjes në lidhje me koston e përgjithshme të transferimit.

Sipas “Foot Mercato”, çmimi total për transferimin e Mudryk në “Emirates Stadium” mund të arrijë në 100 milionë euro.

Disa bonuse janë ende duke u diskutuar dhe bisedimet do të vazhdojnë edhe në këtë javë.

Lojtari i Ukrainës ka shënuar shtatë gola dhe ka regjistruar gjashtë asistime në 12 paraqitje në elitën e futbollit ukrainas.

21-vjeçari shkëlqeu gjithashtu gjatë fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, duke shënuar tre gola dhe shtuar dy asistime.

Tek Arsenali besohet se janë të sigurt për nënshkrimin me Mudryk, i cili gjithashtu ka pranuar kushtet e ofruara nga “Topçinjtë” dhe dëshiron t’i bashkohet ekipit të Mikel Artetas.

Ndryshe, Mykhaylo Mudryk me Shakhtar Donetsk ka kontratë të vlefshme deri në fund të vitit 2026. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco