Kërkohet nga Bayern për të zëvendësuar Neuer, reagon klubi gjerman: Ta harrojnë portierin tonë

Kërkohet nga Bayern për të zëvendësuar Neuer, reagon klubi gjerman: Ta harrojnë portierin tonë

11:46, 08/01/2023

Bundesliga rinis në 20 shkurt, ndërkohë që Bayern Munchen vazhdon të kërkojë për zëvendësuesin e Manuer Neuer mes shtyllave. Kapiteni ka mbyllur sezonin si pasojë e dëmtimit në gju.

Yann Sommer është përfolur si pasuesi i Neuer, por portieri i kombëtares së Zvicrës do të mbyllë sezonin te M’Gladbach, ekip ku luan prej vitit 2014.

“Ne nuk do të heqim dorë prej tij tani. Ia bëmë të qartë edhe Bayernit vendimin tonë”, theksoi Roland Virkus, drejtori sportiv i M’Gladbach.

Drejtuesit e Bayernit po studiojnë alternativa të tjera, ndërkohë që për momentin postin e Neuer në formacionin e ekipit të Nagelsmann do e zërë Sven Ulreich.

Bavarezët e nisin vitin 2023 në transfertë ndaj Leipzigut. Bayerni kryeson kampionatin gjerman me 34 pikë, katër më shumë se Freiburgu dhe gjashtë mbi Leipzigun.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco