Chiesa ia dedikon Viallit fitoren e Juventusit me Udinesen

Chiesa ia dedikon Viallit fitoren e Juventusit me Udinesen

22:28, 07/01/2023

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa, i ka dedikuar fitoren 1-0 ndaj Udineses legjendës së futbollit që ndërroi jetë pas ditë më parë, Gianluca Viallin.

Në fjalën e tij pas sfidës, Chiesa nuk lë pa përmendur edhe vitin që la pas, i cili ka qenë shumë i vështirë në të, pasi dëmtimet nuk e lanë të tregonte veten.

“Kjo fitore është për Gianluca Viallin. Ai ishte një person i madh, unë pata fatin ta takoj në jetën time.

Ishte një vit shumë i vështirë për mua. E kam hedhur pas shpine, tani jam i përqendruar në fushë dhe duhet të punoj më shumë për t’u rikthyer në nivelet e mëparshme. Nuk e nisëm mirë, por tani ne jemi në rrugën e duhur”, tha Chiesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco