Blind prezantohet te Bayern Munchen, thotë fjalët e para si bavarez

Blind prezantohet te Bayern Munchen, thotë fjalët e para si bavarez

21:18, 07/01/2023

Daley Blind do të rezultonte përforcimi i parë i Bayern Munchen në këtë merkato dimërore.

Gjigantët nga Mynihu pikasën manovrat e mbrojtësit 32-vjeçar pas prishjes së kontratës me ekipin e Ajaksit dhe u hodhën menjëherë në sulm me në krye mjeshtrin e transferimeve, Hasan Salihamixhiç.

Rekordmenët gjermanë nuk shpenzuan asgjë nga arka e tyre për nënshkrimin në fjalë, madje duke përfituar një lojtar me përvojë të madhe dhe aftësi të jashtëzakonshme në repartin difensiv, por jo vetëm, pasi Blind mund të luajë në nivel të lartë edhe në mesfushë.

Pas ritualiteteve me foton e prezantimit, “Tulipani” ka thënë fjalët e para si bavarez, madje me fraza luftëtari: “Të luash për Bayernin është më shumë se plotësimi i një ëndrre futbollistike.

Po e pres me padurim këtë eksperiencë të re, në një ekip ku tripleta nuk është iluzion, por objektiv në çdo fillim sezoni.

Besoj se eksperienca ime ka për të shërbyer si gur shtesë në lidhje me larmishmërinë e repertorëve në grup. Të luash në Mynih nuk është vetëm kënaqësi, njëkohësisht edhe përgjegjësi e shtuar, pasi pritshmëritë janë në majë dhe ti duhet të tregosh se përse e meriton atë fanellë. Do të jap gjithçka, në çdo sekondë që do të djersij këtë stemë, pavarësisht rivalit dhe kompeticionit ku ne zbarkojmë”, përfundoi Blind.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco