Angli/ Sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në FA Cup

Angli/ Sulmuesi shqiptar dhuron spektakël në FA Cup

19:47, 07/01/2023

Armando Dobra dha spektakël në Kupën FA, por dy golat e tij nuk mjaftuan që ekipi të fitonte dhe të kualifikohej në fazën tjetër.

Sfida mes Çesterfilld dhe West Bromwich u mbyll me rezultatin 3-3.

Kupa FA është turneu më i vjetër futbollistik po ashtu ka edhe një rregull të veçantë.

Nëse ndeshja mbyllet në barazim brenda kohës së rregullt atëherë sfida do të luhet sërish, por në fushën kundërshtare.

Tashmë ish-sulmuesit të kombëtares Shpresa do t’i duhet ti tregojë sërish aftësitë e tij në ndeshjen tjetër.

Dobra shënoi golin e barazimit në minutën e 36-të të duelit, duke finalizuar një aksion të shpejtë të skuadrës.

Më pas, në minutën e 41-të, ai i dha avantazhin e përkohshëm 3-2 skuadrës së tij në një aksioni që e nisi dhe pastaj e përmbylli vetëm me një goditje predhë para portës.

Dobra ka shënuar 3 gola me fanellën e Çesterfilld në kampionat në 16 ndeshje në National League, kategorinë e pestë angleze ku aktivizohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco