Për herë të parë në histori, Real Madridi e nis ndeshjen me Villarrealin pa asnjë spanjoll në fushë

Për herë të parë në histori, Real Madridi e nis ndeshjen me Villarrealin pa asnjë spanjoll në fushë

18:43, 07/01/2023

Java e 16-të e kampionatit në La Liga e gjeti Real Madridin në transfertë ndaj Villarrealit.

Ajo që bëri më së shumti përshtypje në këtë ndeshje, ishte 11-shja titullare e përzgjedhur nga trajneri Carlo Ancelotti.

Kjo sepse në fraksionin e parë të sfidës për madrilenët në fushë nuk ishte aktivizuar asnjë lojtar spanjoll, diçka që u regjistrua për herë të parë në historinë e Los Blancos.

Duke nisur nga porta, Courtois, Militao, Rudiger, Alaba, Mendy, për të kaluar më pas në mesfushë me Valverde, Tchouameni, Modric dhe në sulm Valverde, Vinicius Junior dhe Benzema.

Image

Ndërkohë në stol, të gatshëm për trajnerin Ancelotti ishin të gjithë spanjollët duke nisur nga Asensio, Ceballos, Nacho, portieri Lopoez, Lucas e Vallejo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco