Roberto Martinez arrin marrëveshje verbale me Portugalinë

Roberto Martinez arrin marrëveshje verbale me Portugalinë

16:26, 07/01/2023

Roberto Martinez pritet të marrë drejtimin e kombëtares portugeze.

Martinez ishte trajner i kombëtares së Belgjikës, por pasi nuk arriti të kalojë grupin në Kupën e Botës vendosi të largohet nga ekipi.

Pa trajner është edhe Portugalia, pasi Fernando Santos u shkarkua pas përfundimit të Botërorit.

Por, ata mund të bëhen me trajner së shpejti.

Kjo pasi sipas raportimit të gazetarit italian, David Ornstein, Roberto Martinez ka një marrëveshje verbale për t’u bërë trajneri i ri i Portugalisë.

Mbetet të shihet nëse do vije zyrtarizimi i kombëtares për arritje të marrëveshjes me spanjollin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco