Pas Ronaldos, Al Nassr mendon të afrojë lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave të Real Madrid

Pas Ronaldos, Al Nassr mendon të afrojë lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave të Real Madrid

13:38, 07/01/2023

Klubi saudit Al Nassr, i cili së fundmi afroi Cristiano Ronaldon, gjithashtu dëshiron Eden Hazard, lojtarin më të shtrenjtë të Real Madridit në histori, sipas ekspertit të transferimeve Santi Aoun. Përfaqësuesi belg nuk është në formë të mirë, nuk u imponua asnjëherë te Reali dhe Vinicius Junior vazhdimisht luan dhe shkëlqen në pozicionin e tij.

Kjo është arsyeja pse një transferim në Arabinë Saudite do të ishte një nga lëvizjet logjike për të. Aty do të pritej nga trajneri Rudi Garcia, të cilin e njeh mirë që nga Lille, ku të dy u bënë të famshëm. Hazard është 32 vjeç dhe këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje për Realin. Ai shënoi një gol dhe ka asistuar në vetëm një tjetër gol. Reali e solli atë tre vjet më parë për 115 milionë euro, ndërsa sot vlen shtatë milionë e gjysmë sipas Transfermarkt.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco