Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare i bën 'dhuratë' klubeve të Superiores me… Salihin

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare i bën 'dhuratë' klubeve të Superiores me… Salihin

12:31, 07/01/2023

Ditën e hënë në ambientet e stadiumit “Air Albania” do të prezantohet trajneri i ri i Kombëtares, braziliani Silvinjo.

Image

Ndryshe nga Edi Reja, i cili shumicën e vitit e kalonte në shtetin fqinj të Italisë, Silvinjo ka vendosur që të shpërngulet për të qëndruar me kohë të plotë në Tiranë, për të qenë edhe më afër futbollit vendës dhe duke u angazhuar gjatë gjithë kohës. Përveç Zabaletës dhe Dorivës, të cilët do të jenë ndihmësit e 48-vjeçarit, bashkë me të do të vijë edhe një përgatitës atletik, të cilin braziliani e ka zgjedhur vetë.

Image

Kështu që do të ketë edhe një largim, me Hamdi Salihin, i cili nuk do të vazhdojë që të jetë në stafin e Kombëtares shqiptare. Megjithatë ai tanimë ka mundësinë të tregojë vërtetë vlerat e tij në fushën e trajningut, pse jo për të drejtuar në Superiore. Pritet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Salihit,  që dikur shënonte gola spektakolarë në elitën tonë dhe kombëtaren shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco