VIDEO/ De Gea pësoi golin më qesharak në karrierë në ndeshjen ku hyri në historinë e United

VIDEO/ De Gea pësoi golin më qesharak në karrierë në ndeshjen ku hyri në historinë e United

09:17, 07/01/2023

Lojtarët e Manchester United u kualifikuan në raundin tjetër të FA Cup pasi mposhtën Everton në Old Trafford me rezultat 3-1, ndërsa ndeshja u shënua edhe nga një gabim i pazakontë i portierit të Djajve të Kuq, David De Gea.

Braziliani Antony shënoi golin e epërsisë për vendasit në minutën e 4-të, ndërsa në minutën e 14-të mbrojtësi Conor Coady barazoi me ndihmën e portierit të United, De Gea.

Lojtari i Evertonit bëri një goditje në dukje të padëmshme nga një “kënd i vdekur” dhe De Gea reagoi në një mënyrë të pabesueshme në përpjekje për të ndalur topin me gjunjë ndërsa ishte pranë shtyllës.

Topi kaloi nëpër këmbë dhe u kthye te Conor Coady, i cili shënoi nga më pak se një metër për të bërë rezultatin 1-1.

 

Meqë ra fjala, De Gea hyri në historinë e skuadrës nga Old Trafford, pasi arriti në vendin e dhjetë në listën e lojtarëve me më shumë paraqitje ndonjëherë në fanellën e United (511).

Coady ishte shënuesi i golit të tretë në ndeshje, por në minutën e 52-të, fatkeqësisht, e devijoi topin në rrjetën e tij, pas një krosimi të Rashfordit.

 

3-1 final u vendos nga Rashford në minutën e 97-të nga pika e bardhë e penalltisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco