E pranon edhe Salihamidzic, portieri i kombëtares së Zvicrës pranë Bayernit

E pranon edhe Salihamidzic, portieri i kombëtares së Zvicrës pranë Bayernit

21:52, 06/01/2023

Drejtori i Bayernit të Mynihut, Hasan Salihamidzic, ka konfirmuar se janë në bisedime me Borussian e Monchengladbachut për portierin zviceran, Yann Sommer.

“Nuk më pëlqen të flas për lojtarë nga klube të tjera, por Sommer është në rendin e ditës, kjo është e qartë. Ne po shqyrtojmë opsionet tona dhe do të marrim një vendim së shpejti”.

34-vjeçari zviceran ka kontratë vetëm deri në fund të këtij sezoni, ndaj Monchengladbachu mund të detyrohet të negociojë kalimin e tij në merkaton e dimrit në mënyrë që lojtari të mos largohet me kosto zero

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco