Varroset Pele, më shumë se 230,000 njerëz i dhanë lamtumirën legjendës së futbollit

Varroset Pele, më shumë se 230,000 njerëz i dhanë lamtumirën legjendës së futbollit

09:39, 04/01/2023

Futbollisti legjendar brazilian Edson Arantes do Nascimento, i njohur nga të gjithë si Pele, u varros pas një ceremonie dyditore në Brazil.

Pele, vdiq më 29 dhjetor në moshën 82-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin. Ceremonia zgjati dy ditë, deri në mbrëmjen e djeshme, kur ai u varros.

Arkivoli i tij u transportua në lagjen Santos, ku ai bëri emër gjatë karrierës së tij, ndërsa mijëra tifozë të pikëlluar u rreshtuan në rrugë për t'i dhënë lamtumirën tre herë kampionit të botës.

Pele është varrosur në katin e nëntë të varrezave me pamje nga stadiumi Santos, vendi ku ai bëri emër gjatë karrierës së tij.

Trupi i tij u vendos në një arkivol të hapur në tokën e Santos, ku e përcolli djali i tij Edinho, i cili ishte shumë i emocionuar gjatë ceremonisë.

Më shumë se 230 mijë persona i dhanë lamtumirën Peles, i cili në dy ditët e fundit erdhi për të nderuar legjendën e madhe të futbollit.

Megjithatë, vetëm anëtarët e ngushtë të familjes morën pjesë në varrim. Përflitet se vetë Pele ka zgjedhur katin e nëntë të varrezave për shkak të babait të tij, i cili gjatë kohës që luante futboll, mbante mbi shpinë numrin 9-të.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco