VIDEO/ Ronaldo bëri të lumtur një vajzë të vogël në tribunë dhe i emocionoi të gjithë në Arabinë Saudite

VIDEO/ Ronaldo bëri të lumtur një vajzë të vogël në tribunë dhe i emocionoi të gjithë në Arabinë Saudite

09:19, 04/01/2023

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo u prezantua ditën e djeshme tek klubi i ri dhe gjatë pritjes në Arabinë Saudite, me lëvizjen e tij të parë ka gëzuar shumë në stadium.

Kështu, në një moment gjatë prezantimit në stadium, Ronaldo pati mundësinë të lumturonte dikë në tribunë duke i dhënë asaj një top të firmosur.

Në tribunë, ai pa një vajzë të vogël që brohoriste për të me gjithë zemër dhe vendosi menjëherë që topi t'i shkonte asaj.

Portugezi shkoi deri te tribunat e stadiumit dhe i bëri vogëlushes një dhuratë që me siguri do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.

Meqë ra fjala, tifozët mbushën stadiumin dje në promovimin e Ronaldos dhe portugezi tha se puna e tij në Evropë ka përfunduar dhe se është koha për sfida të reja.

Ai gjithashtu bëri një gafë në konferencën për shtyp kur ngatërroi Arabinë Saudite me Afrikën e Jugut, por pak njerëz e fajësuan atë për këtë.

Në klubin e ri padyshim që do të trajtohet si sheik, gjë që nuk është për t'u habitur pasi do të fitojë 200 milionë dollarë në vit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco