Yjet e futbollit, mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të Pele

Yjet e futbollit, mesazhe prekëse për ndarjen nga jeta të Pele

21:46, 29/12/2022

“Mbreti” i futbollit, legjendë e Brazilit, Pele është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare këtë të enjte, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e rëndë që e mundonte prej vitesh.

Yjet e futbollit botëror kanë reaguar në rrjetet sociale, me mesazhe prekëse për humbjen e Pele.

Në një reagim në “Instagram” Cristiano Ronaldo shkruan një lamtumirë e thjeshtë për “Mbretin” e përjetshëm nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që aktualisht përfshin gjithë botën e futbollit.

Ngushëllimet e mia më të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e z. Edson Arantes do Nascimento. Një “lamtumirë” e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pele nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që aktualisht përfshin gjithë botën e futbollit. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë nga dje, sot, përgjithmonë. Dashuria që tregonte gjithmonë për mua ishte reciproke në çdo moment që ndamë, qoftë edhe nga larg. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh futbolldashësve. U prefsh ne paqe mbreti Pele.”-shkruan CR7.

Ndërsa Lionel Messi ka postuar po ashtu një foto me legjendën braziliane, ku krahas së cilës shkruan: “U prefsh në paqe Pele!”.

Ndërkohë Neymar ka zgjedhur të publikojë një foto të Pele me kurorë, ashtu siç i takon një “mbreti” dhe krahas saj shkruan: “Përpara Pele, ‘10’” ishte vetëm një numër. E lexova atë frazë diku, në një moment të jetës sime.

Por ajo fjali, e bukur, është e paplotë. Do të thosha se përpara Pele-s, futbolli ishte vetëm një sport.

Pele ndryshoi gjithçka. Ai e ktheu futbollin në art, në argëtim. Ai u dha një zë të varfërve, njerëzve me ngjyrë dhe veçanërisht i dha shikueshmëri Brazilit. Futbolli dhe Brazili kanë ngritur statusin e tyre falë Mbretit! Ai është larguar, por magjia e tij do të mbetet. Pele është i përjetshëm!!”

 

Kylian Mbappe nga ana tjetër shkruan se “Mbreti” i futbollit u largua, por shton se trashëgimia e tij nuk do të harrohet.

Mbreti i futbollit është larguar nga ne, por trashëgimia e tij nuk do të harrohet kurrë. Prehu në paqe Mbret”-shkruan në postimin e tij francezi.

Ndërkohë Robert Lewandowski ka publikuar një foto të Pele në rininë e tij, ndërsa shprehet se qielli tashmë ka një yll të ri.

“U prefsh në paqe Kampion. Qielli ka një yll të ri dhe bota e futbollit humbi një hero.”-shkruan polaku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco