Mbrojtësi shqiptar kalon nga Seria D në Seria A brenda 2 vitesh, arrin marrëveshje me Torinon

Mbrojtësi shqiptar kalon nga Seria D në Seria A brenda 2 vitesh, arrin marrëveshje me Torinon

21:34, 29/12/2022

“Një përforcim i ri për klubin e presidentit Urbano Kajro. Torino ka mbyllur akordin për blerjen e Kevin Haverit, mbrojtësi i majtë shqiptar i lindur në vitin 2001 në pronësi të Rimini, një kompani që aktualisht luan ne kampionatin e Serisë C”… Ka qene ky lajmi i Gianluca di Marzios i cili ka gezuar shqiptaret…

Qarkullonte prej kohësh lajmi se Kevin Haveri do ishte shumë shpejt pjesë e Torinos. Tashmë gjithçka duket se ka marrë formën zyrtare dhe djaloshi shkodran do jetë pjesë e gjigandëve torinezë. Një lajm i tillë është konfirmuar edhe në faqen e gazetarit të njohur, Gianluca Di Marzio.

Eksperti i njohur i merkatos italiane të futbollit, konfirmon se lojtari do lërë Riminin në janar dhe do i bashkohet “demave”. Një lëvizje me të vërtetë e bujshme kjo e 21-vjeçarit që tashmë bën hapin e madh në karrierë. Mëngjërashi aktivizohet si mbrojtës i majtë tek Rimini, ku ka spikatur me lojën e tij dhe me forcën fizike.

Cilësi që kanë rënë në sy të drejtuesve të Torinos, që janë bindur nga lojtari i formuar në akademinë Ajaks dhe tani eshte gati per hapin e madh. Patjetër që Serie A është një nga tregjet më të rëndësishme të futbollistëve në Botë dhe ku luajnë disa nga më të mirët e këtij sporti.

Tashmë Haverit i duhet të tregojë pikërisht cilësitë në një kampionat dhe skuadër të madhe si Torino. Në janar zyrtarisht do fillojë edhe historia dhe karriera e Kevin Haverit me Torinon. Ekip ku në të shkuarën janë aktivizuar edhe lojtarë të tjerë shqiptarë si: Berisha, Basha apo aktualisht edhe Ujkani e Vojvoda.

Haveri do të nënshkruajë kontratë me Torinon deri në vitin 2026. Tani mbetet për t’u parë nëse mbrojtësi i krahut do të qëndrojë në Torino dhe do të jetë në dispozicion të Juric menjëherë apo nëse klubi Granata vendos ta lërë në huazim te Rimini për ta lënë të luajtur me vazhdimësi.

Këtë sezon me fanellën e Riminit ai deri më tani ka grumbulluar 13 paraqitje (të shtuara me dy asistime) në ligë dhe dy paraqitje (një asist) në Kupën e Italisë të Serisë C. Këtë e ka konfirmuar Maniero, drejtori sportiv i klubit Romagna, i cili foli me mikrofonat e courier romagna.it si më poshtë:

“Kam një takim me Torinon në janar për të përcaktuar marrëveshjen e transferimit. Marrëveshja tashmë është vendosur prej disa kohësh, ka ardhur koha të mbyllet. Pastaj Torino do të na thotë nëse do ta marrin menjëherë, do ta japin hua ose do ta lënë këtu”. Sipas këtyre deklaratave, marrëveshja mes dy klubeve dhe lojtarit tashmë ekziston, vetëm detajet do të përcaktohen.

Faqja e transfermarkt vlerëson 50 mijë euro mbrojtësin e majtë bardhekuq, i lindur në vitin 2001 dhe i marrë verën e kaluar nga Campodarsego. Por shifra ka të bëjë me 1 shkurtin e 2022-shit, ndaj më pas pati edhe tre muaj të tjerë të sezonit të luajtur nga lojtari shqiptar dhe rifillimi i kampionatit ne Serie C te Rimini. Pra shifra është më e lartë dhe jo rastësisht flitet per nje akord me vlerë rreth 500-600 mijë euro dhe perqindje kartoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco