Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 11 para bashkisë së Tiranës kundër aferës 5D dhe të inceneratorëve

VIDEO/ U godit me top pas koke, sulmuesi francez humb vetëdijen në fushë

VIDEO/ U godit me top pas koke, sulmuesi francez humb vetëdijen në fushë

20:12, 28/12/2022

Andrre-Pierre Gignac, lojtari që aktivizohet në Meksikë me skuadrën e Tigres, i frikësoi të gjithë në ndeshjen ndaj Santos Laguna të vlefshme për Copa Mexico. 37-vjeçari mori një goditje me top pas kokës dhe në atë moment humbi vetëdijen.

Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor që iu deshën disa minuta për ta stabilizuar sulmuesin, i cili pati sërish probleme në momentin kur po dilte nga fusha pasi nisi të vjellë.

Një situatë e vështirë për Gignac që menjëherë iu drejtua spitalit për të kryer analiza më të detajuar dhe për të kuptuar nëse goditja do të kishte shkaktuar traumë. Gjithsesi, stafi mjekësor ishte optimist dhe përjashtoi mundësi komplikimi me doktorin që shtoi se bëhej fjalë për thjesht një frikë të momentit dhe asgjë më shumë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco