Fitore karakteri në derbi, Arsenali marshon drejt titullit

Fitore karakteri në derbi, Arsenali marshon drejt titullit

23:12, 26/12/2022

Arsenali rikthehet aty ku e la përpara fillimit të Botërorit, duke fituar ndeshjen e katërt radhazi në Premier League. Skuadra e Mikel Artetës mposhti 3-1 West Ham në “Emirates Stadium”.

Triumf me përmbysje për ekipin që kryeson kampionatin anglez dhe është në rrugën e duhur për të fituar titullin kampion pas 19 vitesh. Miqtë mbyllën fraksionin e parë të takimit në avantazh falë një penalltie të Benrahma.

Gjithsesi, Arsenali përmbysi rezultatin me tre gola të shënuar brenda 16 minutave me anë të Bukayo Saka, Gabriel Martinelli (asist Granit Xhaka) dhe Eddie Nketiah.

Ky i fundit realizoi një gol shumë të bukur, duke i dhënë një sinjal trajnerit se ka potencialin për të zëvendësuar brazilianin Gabriel Jesus në majë të sulmit.

Kjo ishte fitorja e 13-të në Premier League për Arsenalin, që kryeson me 40 pikë, shtatë më shumë se Manchester City, por kampionët në fuqi kanë luajtur një takim më pak.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco