Kandidatët për trajnerin më të mirë FIFA, Ancelotti udhëheq listën

Kandidatët për trajnerin më të mirë FIFA, Ancelotti udhëheq listën

22:44, 26/12/2022

 

Federata ndërkombëtare e futbollit dhe statistikave, pjesë e qeverisë botërore të futbollit Fifa, ka publikuar trajnerët kandidat mes te cilëve do te përzgjidhet trajneri më i mirë i FIFA-s për klube për vitin 2022.

Vitin e shkuar fitues u shpall Thomas Tuchel i Chelsea kurse këtë vit kandidatet janë plotë 15 dhe fituesi do të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm.

Favoriti i madh eshte Carlo Anchelotti, i cili triumfoi me Realin e Mardidit në Champions, pas tij Jose Mourinho, portugezi riktheu Romen tek një trofe pas plotë 14 vitesh, me pas Luciano Spaleti i Napolit, Jurgen Klopp me Liverpoolin dhe Pep Guardiola qe mbyllin pesshen e parë të pretendentëve.

Mes te tjerëve në renditjen e pretendenteve hyjnë edhe Unai Emeri qe sot drejton Aston Villan, Julian Nagelsmann i Bayernit, etj.

Kurse përsa i përket trajnerëve te kombetareve pretendenti kryesor eshte Lionel Scaloni, kampioni i saposhpallur i botës me Argejntinën. Vitin e shkuar fitues u shpall Roberto Mancini.

Mes kandidatëve të tjerë janë Didier Deschamps finalist i Katar 2022 me Francën, Zllatko Dalic i Kroacisë, vendi i tretë ne Botëror, Fernando Santos i Portugalisë, Louis Van Gaal i Holandes, Tite i Brazilit, etj.

Cmimet do të jepen në fillim të vitit 2023.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco