Sytë nga Brahim Diaz, Real Madridi i kënaqur nga performanca e 23-vjeçarit me Milanin

Sytë nga Brahim Diaz, Real Madridi i kënaqur nga performanca e 23-vjeçarit me Milanin

22:39, 26/12/2022

 

Bisedimet e Realit te Madridit me Milnain kanë kohë që kanë nisur për të marrë një vendimin, për të ardhmen e fantazistit Brahim Diaz, i huazuar të “kuqezinjtë”, deri në fund të këtij sezon. Nëse spanjolli vendos se do të qëndrojë në Milano, dy klubet do të kërkojnë një marrëveshje për çmimin e kartonit. Mund të themi që ky është muaj vendimtar i karrierës së 23-vjecarit.

Huazimi përfundon më 30 qershor 2023 dhe në Madrid po  vlerësojnë pozitivisht performancën e treguar deri më tani në San Siro nga Diaz. Puna e sulmuesit spanjoll ka qenë thelbësore për sukseset e kuqezinjve madje i ka dhënë një dorë të mirë për tu kthyer te tituli kampion.

Sipas statistikave, ai është futbollisti i tretë më i rëndësishëm për kuqezinjtë, pas Rafael Leão dhe Fikayo Tomori.

Brahimi ka Charles De Ketelaere, bastin e klubit në verë (32 milionë euro), si konkurrencë të madhe. Por gjithsesi spanjolli po tregohet më vendimtar sesa belgu. Sa i përket garës te Reali Madrdit, lufta është më e madhe, prandaj zgjedhja e tij për të ardhmen duhet të bëhet më mjaft kujdes

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco