'Partizani, investimi më i madh privat sportiv në Shqipëri', Duka: Ky projekt do i rrënonte klubet e tjera

'Partizani, investimi më i madh privat sportiv në Shqipëri', Duka: Ky projekt do i rrënonte klubet e tjera

22:09, 26/12/2022

Investimi i presidentit të Partizanit, Gazment Demi, i cili ndërtoi nga zero një kompleks të ri për të kuqtë, përfshirë edhe një stadium ku të luajnë ndeshjet e tyre, është investimi më i madh sportiv privat në vendin tonë. I këtij mendimi është edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili ka pranuar se ka mbetur i çuditur nga iniciativa e Demit.

“Te Partizani është një investim madhor privat. Investimi më i madh privat që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në sport. Në kushtet që ka Shqipëria, nuk është ai modeli. Ai impiant ka një kosto të jashtëzakonshme. Është mbështetur vetëm nga FSHF në disa pjesë të tij. Është një investim totalisht privat, i presidentit të Partizanit, Gazment Demi. Unë mendoj që është e vështirë që një president klubi, të ketë mundësi për të ndërtuar komplekse aq të mëdha. Një investim i tillë do i rrënonte klubet e tjera.

Nuk e di si Demi dhe Partizani e kanë përballuar. Në të gjithë botën, infrastruktura financohet nga fondet e shtetit. Ky është një aktivitet publik, që në një mënyrë ia kthen këto investime. Ka një ndikim ekonomik. Ka kursime në mjekësi. Shteti duhet ta ketë flamurin e investimeve. Ne e kemi mbështetur projektin e Partizanit. Nuk ka klubi i Partizanit të ardhura sa për të ndërtuar një kompleks të tillë.

Janë financat e presidentit të marra nga bizneset e tij. Nuk janë të këshillueshme, sepse mund të krijojnë gropa të zeza në biznese. E kemi mbështetur dhe e falënderojmë shumë, sepse është një perlë për kryeqytetin”, tha ndër të tjera Duka në intervistën e dhënë për “Skaner”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco