Nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin, nga United mund të largohet një titullar

Nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin, nga United mund të largohet një titullar

21:43, 26/12/2022

 

Gjatë javës që lamë pas Manchester United rinovoi kontratat e Marcus Rashford, Dalot, Shaw dhe Fred, por nuk ka përfituar nga kjo fushatë rinovimesh edhe portieri David De Gea. Portierit spanjoll i skadon kontrata në fundin e këtij sezoni dhe e ardhmja e tij është ende e pasigurt.

Edhe pse është një titullar i padiskutuar te Manchester United, De Gea ende nuk ka rënë dakord për kontratën e re që do të firmosë me “Djajtë e Kuq”. 32-vjeçari është ende në diskutime me drejtuesit e klubit për të arritur një marrëveshje.

E ardhmja e tij megjithatë, ende mbetet pezull pasi nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga ekipi. Ofertat për të nuk mungojnë duke marrë parasysh se në verë mund të transferohet me parametër zero.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco